alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“U mbyte tu rrejt”, “Ruje veten, mos ofendo”! Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës godasin tavolinat

20/01/2022, 12:06
ne Prishtine
A A
“U mbyte tu rrejt”, “Ruje veten, mos ofendo”! Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës godasin tavolinat

“U mbyte tu rrejt”, “Ruje veten, mos ofendo”! Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës godasin tavolinat

Është shoqëruar me debate të forta e përplasje seanca plenare në Kuvendin e Kosovës. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka përmendur shifrat e rritjes së çmimit të energjisë, gjë që ka revoltuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili i është drejtuar me fjalët “pse po rren”.


-Lexo edhe:

Kurti: Krahasimi që Putini i bën Kosovës me Ukrainën, është injorancë

Presidenti i Malit të Zi: Tërheqja e njohjes së Kosovës nuk qenë kurrë një opsion 

“Po i drejtohem z.Tahirit dhe marrjen e çmimit për 21 cent si referencë dhe krahasimit me Italinë. Ata që i kanë ba veç dy mësime statistikë e dinë sa e rrezikshme është kur e përdor një numër e se dinë në shërbim të qka po e përdor. Mundesh me bërtit sa të dush, por kualitetin e të dhënave nuk e përmirëson. Me mundu me ta vizatu z.Besnik Tahiri, nëse e ke nga 0 deri 100 një çmim dhe nga 100 deri në 110 e dyfishon çmimin, rritja është 9% nuk është 100 %. Çmimi prej 14 cent dhe 21 cent për të cilin po e manipulon, aplikohet vetëm për ata që konsumojnë më shumë se 600, nuk është rrit tarifa. U mbytem tu ju than mos rreni po prape po dilni po rreni”, ka deklaruar Bislimi.

Pas kësaj, deputetët e opozitës kanë filluar të bërtisnin dhe të godisnin tavolinat e Kuvendit.

Bsilimi i është drejtuar edhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit. “E nderuara deputete bajrami, ju e shpjeguat më së miri esencën e problemit, ju thatë se nuk e keni ndreq Kosovën A se keni dashtë me bo Kosovën e Re. Kemi lejuar shkatërrimin e Kosovës A për me ndërtu Kosovën e Re”, është shprehur ai.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Pastaj, ka ndërhyrë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili u ka kërkuar deputetëve të jenë më të disiplinuar.

“Ju lutem respektojeni njëri tjetrin kur të flisni. Është e vërtetë që fjala gënjeshtër është përdor shpesh në parlament dhe nuk ju kisha propozua askujt me përdor”, është shprehur Konjufca.

Menjëherë replikë ka kërkuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Duhet me ja tërheq vërejtjen zëvendëskryeministrit sepse është e turpshme me dalë me ju thanë deputeteve po rreni. Në mungesë të argumenteve ky del thotë akuza dhe të pavërteta. Nuk është gjendja alarmante këtu sa është te qytetarët. Kur ti paguajmë faturat e këtij muaji do të shohësh çfarë reagimi kanë me pas qytetarët. Në fund të muajit do ta shohim a po rreni ju apo ne”, ka thënë Tahiri.

Pas Tahirit, ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka deklaruar se nuk i merr personale ofendimet e zëvendëskryeministrit.

“Zëvendëskryeministri del thotë po rreni deputetë. Këtë e thotë sepse ka dështuar dhe mundohet që përmes ofendimit të mbroj një kauzë. Shumë shpejt do të vërtetohet se kjo që ju po e thuani është mashtrimi më i madh që po i bëni qytetarëve. Jeni tu dashtë me kamuflua, do ta ndalim këtë nëse jo në Kuvend do ta ndalim me të gjitha mjetet demokratike. Ruaje veten, mos ofendo”, ka thënë Tahiri.

 

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kurti: Krahasimi që Putini i bën Kosovës me Ukrainën, është injorancë
Prishtine

Kurti: Krahasimi që Putini i bën Kosovës me Ukrainën, është injorancë

19/05/2022, 15:45
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç
Prishtine

Presidenti i Malit të Zi: Tërheqja e njohjes së Kosovës nuk qenë kurrë një opsion 

19/05/2022, 9:23
Bota

Autobusi nga Kosova aksidentohet në Austri, mbeten të plagosur 20 persona

19/05/2022, 8:55
Hashim Thaçi
Prishtine

Avokati amerikan i ish-presidentit: Hashim Thaçi do të shpallet i pafajshëm

19/05/2022, 8:03
Prishtine

Kurti flet në Këshillin e Atlantikut: Presim liberalizimin e vizave nga BE

19/05/2022, 7:10
Gjykata Speciale i dha 4.5 vite burg, Haradinaj do të apelojë vendimin: Presim ulje të dënimit!
Prishtine

Gjykata Speciale i dha 4.5 vite burg, Haradinaj do të apelojë vendimin: Presim ulje të dënimit!

18/05/2022, 15:41
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Baza ajrore e Kuçovës, Rama: Jemi vlerë e shtuar e NATO-s, përfitim i ardhur nga qielli për ekonominë

Frrok Çupi: Shmangia e PD nga Meta, moment për t'u studiuar nga psikologët

Frrok Çupi: Shmangia e PD nga Meta, moment për t'u studiuar nga psikologët

Lajmi i Dites

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

19/05/2022, 12:03

Lajmet e fundit

“Përveç Tiranës, zëri ynë do të jetë edhe në ‘Olimpico'”, numër rekord kërkesash për finalen, Roma hap stadiumin për tifozët

“Përveç Tiranës, zëri ynë do të jetë edhe në ‘Olimpico’”, numër rekord kërkesash për finalen, Roma hap stadiumin për tifozët

19/05/2022, 18:04
Dumani, “bashkëpunëtor i drejtësisë”? Ferhati zbardh detaje: Paguanin 1 milion euro për një vrasje të dyfishtë

Dumani, “bashkëpunëtor i drejtësisë”? Ferhati zbardh detaje: Paguanin 1 milion euro për një vrasje të dyfishtë

19/05/2022, 18:04

“NATO do të forcohet”, Biden: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë nuk përbën kërcënim për askënd

19/05/2022, 17:55
Integrimi në BE/ Rama i prerë në Berlin: Nëse nuk na hapni negociatat, do të ndryshojmë kurs!

Integrimi në BE/ Rama i prerë në Berlin: Nëse nuk na hapni negociatat, do të ndryshojmë kurs!

19/05/2022, 17:52
Infantino nis fushatën për rizgjedhjen në FIFA, letër Dukës: Kënaqësi të vizitoj Shqipërinë

Infantino nis fushatën për rizgjedhjen në FIFA, letër Dukës: Kënaqësi të vizitoj Shqipërinë

19/05/2022, 17:42
"Procesi për zgjedhjen e Presidentit u banalizua", Salianji: Loja e Ramës do të dalë zbuluar

“Procesi për zgjedhjen e Presidentit u banalizua”, Salianji: Loja e Ramës do të dalë zbuluar

19/05/2022, 17:38
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Procesi lojë e Ramës për ta zgjedhur vetë, ia la ‘pataten e nxehtë’ të 2 raundeve opozitës! PD s’do të ketë asnjë emër me 20 firma

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #presidenti #edirama #kryeminister #pd
  • Shqipëria është vend i vogël, por me ego të madhe dhe nuk ka luks që Presidenti/ja e ardhshme të jetë një kandidat që kënaq vetëm katundin tonë të madh. Duhet një kryetar shteti që të qëndrojë mbi palët në Shqipëri dhe të jetë palë serioze dhe pëlqyeshme për jashtë vendit. Shumica këtë radhë dhe në fakt vetë Kryeministri do të gjykohet jo pse zgjodhi vetëm Presidentin, por për cilësinë e zgjedhjes.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #presidenti #negociata  #shqiperia #kryeministri
  • Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një mega-peracion për shkatërrimin e grupeve më të mëdha kriminale në vend. Operacioni është zhvilluar në disa qytete të vendit, ku janë shpallur në kërkim dhe janë arrestuar disa persona të përfshirë në trafiqe vrasje, grabitje dhe vepra të rënda kriminale.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #spak #gledisnano

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In