Aktualitet16 Korrik 2022, 14:28

U miratuan nga Kuvendi maqedonas, zbardhen konkluzionet e dala nga "propozimi francez"

Shkruar nga Pamfleti
U miratuan nga Kuvendi maqedonas, zbardhen konkluzionet e dala nga

U miratuan nga Kuvendi maqedonas, zbardhen konkluzionet e dala nga "propozimi francez"

Ngarkohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që ta informojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Kornizën negociuese përfundimisht të harmonizuar dhe miratuar dhe për dokumentet e tjera që i miraton Këshilli i BE-së, si dhe rregullisht dhe në vazhdimësi ta informojë Kuvendin për rrjedhën e negociatave për anëtarësim

Në Kuvend para pak minutash janë miratuar këto konkluzione të dala nga “propozimi francez”:

Gjatë lidhjes së çfarëdo lloj marrëveshjeje, kontrate ose dokumenti me Bashkimin Evropian që përmban dispozita gjuhësore me referencë emërore të të gjitha gjuhëve zyrtare të BE-së, siç është Marrëveshja për bashkëpunim me Fronteks-in, të njëjtat duhet të nënshkruhen me referencë emërore të gjuhës maqedonase pa kurrfarë shpjegimi, shtese apo fusnote.

Gjatë negociatave për anëtarësim e deri në përfundim të tyre me lidhje të Marrëveshjes për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe pas pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me anëtarësim të plotë në BE, Qeveria nuk do të pranojë të diskutojë për zgjidhje të ndryshme për gjuhën maqedonase nga ajo që është e dhënë në Kornizën negociuese. Me pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e plotë e BE-së, gjuha maqedonase të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së pa asnjë shpjegim, shtesë apo fusnotë.

Menjëherë pas miratimit të “propozimit francez”, i pari ka reaguar kreu i VMRO-DPMNE-së në konferencën për media.

”Nëse do ishte puna aq e lehtë për Maqedoninë, nuk do ruheshin nga policia. Ne do të fitojmë do ta gjejmë rrugën më të mirë. Dua me gjithë krenari ti falenderohem popullit që doli çdo ditë në rrugë për të demostruar dashurinë për këtë vend, aty kishte maqedon, shqiptarë, turq, vllehë, boshnjakë dhe gjitha etnitë tjera përcjellë Klan M, ata treguan se çka mendojnë për propozimin francez ku pas gjitha presioneve dhe sulmeve nga policia ky popull nuk u ndal, falemenderit populli im.Maqedoninë do ja kthejmë qytetarëve, do të ju tregojmë mënyrën se si do ta bëjmë atë. Kjo tradhti nuk do të kalojë aq lehtë, për disa vite do duhet ta shohin popullin në sy se si tradhtuan, goditën Maqedoninë dhe këta do të përgjigjen sepse në vend të mbajnë anën e popullit ata zgjodhën anën e tradhtisë, Bujar Osmani ka agjendë tjetër, ai ka punuar për interesa të tjetër kujt” deklaroi Hristijan Mickovski.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në faqen e tij zyrtare ka shkruar se është koha për ti përmbledhur përshtypjet dhe për siguruar një të ardhme evropiane për vendin.

Kemi kaluar një periudhë intensive të konsultimeve të gjera për propozimin e Presidencës Franceze, ndoshta konsultimi më i gjerë që është bërë ndonjëherë për ndonjë temë. Nuk kanë qenë të lehta, as të thjeshta, kanë krijuar edhe reagime emocionale dhe e pranoj që herë pas here na kanë shqetësuar, edhe pse ne nuk duhet të na mposhtin emocionet.Pavarësisht se sa na pëlqyen apo jo, sado dhimbje koke që na shkaktuan, megjithatë këto konsultime të gjera ishin produktive dhe krijuan linja të qarta kujdesi, nëse doni udhëzime se ku dhe si të vazhdohet me integrimet evropiane.

Të gjitha shqetësimet i pranoj si një shpërthim autentik maturie, të cilat, përmes konkluzioneve në Kuvend, tashmë bëhen obligim për Qeverinë, për mua dhe për të gjithë ekipin negociator. E kemi kuptuar mesazhin dhe jemi të gatshëm t’u përgjigjemi të gjitha sfidave. Tani është koha për t’u fokusur. Kemi shumë punë dhe sfida të shumta përpara nesh, por nëse historia jonë e shkurtër moderne na ka mësuar diçka, është se ne mund t’i kapërcejmë të gjitha sfidat, sado të ndërlikuara dhe të vazhdojmë në rrugën evropiane dhe euroatlantike. Ky është apeli im i fundit për deputetët. Kemi pasur një debat të fortë dhe shumë emocional, por shteti duhet të ecë përpara. Qytetarët na kanë dhënë besimin për të mos u dorëzuar, për të udhëhequr, për t’u prirë dhe për t’u siguruar atyre një të ardhme më të mirë. Është koha për ti përmbledhur përshtypjet dhe për të siguruar një të ardhme evropiane për vendin.”

Shkupi konkluzionet e dala nga "propozimi francez" Maqedoni e Veriut VMRO-DPMNE