Pak ditë më parë një deklaratë e Masimo Moratti-t, ish-presidentit të Inter, bëri shumë përshtypje në Itali dhe jo vetëm. I pyetur nëse Interi mund të mbesë pa Lautaro-n, të cilin e kërkon Barcelona ish-presidenti kaloi në kundërsulm duke deklaruar se zikaltërit mund të blejnë Messi-n. Sipas “TNT Sports”, klubi zikaltër po punon seriozisht për këtë operacion të bujshëm.
“Nuk është vetëm një ëndërr. Leo ka ofertë edhe nga Newell’s Old Boys për t’u kthyer në ardhe, por Inter po përpiqet fort dhe ajo që tha Moratti është e vërtetë. Është gati një tratativë. Vendimi do të jetë i Messi, por Inter me siguri që po punon”, thotë “TNT Sports”. Duke qëndruar në këto raportime “Suning” në sesionin e ardhshëm të merkatos do të prezantohet me një ofertë, teksa ëndërron një goditje me shumë stil, si ajo e Juventus me Cristiano Ronaldo.
Me ardhjnen e Lionel Messi-t pagat vjetore të Interit mund të shkojnë deri në 250-260 mln euro, një shifër sërish brenda limiteve. Një tjetër detaj është se Interi mund të shpenzjë më shumë se 417 mln eurot e të ardhurave, pasi edhe sponsorët rezervojnë për zikaltërit 120 mln euro.
E sigurtë është se Moratti jo më kot ka folur, ndërsa për blerjen e Messi-t ndoshta gjithçka do të mbesë një spekulim, kësaj kurrsesi nuk i dihet.