Bota27 Nëntor 2022, 20:03

U morën demokratëve Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë

Shkruar nga Pamfleti
U morën demokratëve Dhomën e Përfaqësuesve,

Republikanët të cilët morën drejtimin e dhomës së përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të SHBA-së,  u zotuan se do të vazhdojnë mbështetjen dypartiake për Ukrainën.

Në një farë mënyre kjo deklaratë ka qetësuar ukrainasit të cilët kishin frikë se republikanët do të ndalonin mbështetjen financiare ndaj Kievit.

Ata gjithashtu qëndruan pranë zotimit të liderit republikan Kevin McCarthy për më shumë llogaridhënie dhe transparencë me fondet që do dërgohen në Ukrainë.

Ne nuk do të shkruajmë një çek bosh. Republikanët nuk do të sundojnë kështu. Ne kemi një zë tani dhe ne do ta bëjmë këtë në një mënyrë të përgjegjshme dhe me transparencë ndaj popullit amerikan. Këto janë dollarë të taksapaguesve amerikanë. A e pakëson kjo vullnetin tonë për të ndihmuar popullin ukrainas të luftojë ? Jo, megjithatë, ne do ta bëjmë atë në një mënyrë të përgjegjshme,” tha Rep. Michael McCaul.

Kolegu i tij republikani, Mike Turner, gjithashtu shtoi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të ketë mbështetje dypartiake. Por shtoi se SHBA nuk ka pse të kalojë fatura të mëdha me ndihma drejtë Ukrainës ashtu siç kanë bërë demokratët.

“Çështja padyshim është se ne nuk kemi nevojë të kalojmë faturat e mëdha demokrate prej 40 miliardë dollarësh që janë miratuar për të dërguar 8 miliardë dollarë në Ukrainë.” tha ai.

Të dy republikanët shprehën mbështetjen e tyre për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë dhe Turner theksoi rëndësinë e sigurimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore që janë të lehta për t’u përdorur.

Turner gjithashtu kundërshtoi narrativën se kundërshtimi ndaj ndihmës në Ukrainë vjen vetëm nga brenda konferencës së GOP. Ai përmendi një letër të tërhequr nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që i bënte thirrje Presidentit Joe Biden të ndiqte një “zgjidhje diplomatike”.

Bota Lufta republikanët Ukrainë.