Aktualitet22 Qershor 2022, 15:30

U morën në pyetje 240 fermerë për pasurinë e Andrea Shtëpënjës, reagon SPAK: Pronat janë krijuar nga aktivitete kriminale

Shkruar nga Pamfleti
U morën në pyetje 240 fermerë për pasurinë e Andrea

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka reaguar mbi ngjarjen komike në Kozarë, ku u pyetën rreth 240 fermerë për të verifikuar nëse Andrea Dinga alias (Shtëpënja), e kishte vënë pasurinë nga krimi apo duke përdorur autokombanjën për korrjen e grurit.

SPAK bën me dije se bëhet fjalë për një proces i inicur nga OFL dhe sipas verifikimeve të prokurorisë, ka rezultuar se shtetasi shqiptar Andrea Bektash Dinga alias (Shtëpënja) alias (Prifti), është subjekt i aktit normativ, pasi me vendimin Nr. 6995/2014 datë 08 Tetor 2014 të Gjykatës së Apelit në Milano/Itali është deklaruar fajtor për veprat penale të “Emigracionit ilegal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.  Po kështu sipas informacionit të ardhur nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ky shtetas është arrestuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve  narkotike”. Në këto rrethana, ky shtetas është subjekt i aktit normativ.

Në një deklaratë pwr mediat, SPAK e pranon ngjarjen e publikur sot në media.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, subjekti i aktit normativ Andrea Dinga, dhe personat e lidhur, kanë pretenduar që të ardhurat nga të cilat është siguruar krijimi i këtyre pasurive janë si rezultat i punës së shtetasve Bektash Shtëpënja e Sokol Shtëpënja me një autokombajnë, të cilën shtetasi Bektash Shtëpënja e ka blerë nga privatizimi i aseteve të Ish Koperativave Bujqësore. Po kështu ka pretenduar se pas viteve 1990 ai ka punuar në tokat bujqësore të bujqve të Zonës së Kuçovës, duke i ndihmuar ata kundrejt shpërblimit që të korrnin produktet bujqësore me autokombajnën e privatizuar prej tij”, shprehet SPAK.

Sipas njoftimit, është dorëzuar kërkesa në gjykatë për konfisikimin e pasurive:

Aktualitet #autokombanje SPAK