Sport25 Tetor 2018, 22:09

U përfol për largim nga Milani, menaxheri i nxjerr blof: Po rinovojmë!

Shkruar nga Pamfleti
U përfol për largim nga Milani, menaxheri i nxjerr blof: Po

Franck Kessie, vazhdon të jetë një nga lojtarët që ka luajtur më shumë tek Milan-i dhe është bërë një nga mesfushorët më të besueshëm në Itali gjatë muajve të fundit. ‘Calciomarcato.com’ mundi të kontaktonte me agjentin e tij, George Atangana, për të sqaruar thashethemet e fundit të merkatos, që kanë rrethuar klientin e tij ditët e fundit.

“Jemi vetëm në javën e nëntë të kampionatit dhe nuk e kuptoj si mund të flasim për merkaton që tani. Frank është në sezonin e dytë tek Milan, ku nuk erdhi rastësisht dhe gradualisht është duke përfunduar procesin e maturisë,” tha ai.

Është normale që të vijnë oferta për një lojtarë që gjithmonë ka lënë shenjë. Gjithsesi, nuk më duket e përshtatshme të flasë për këtë tani. Tani synimi ynë i vetëm është që të bëjmë mirë me fanellën e Milani-t. Rinovimi? Jam duke folur me drejtuesit. Gjithçka ka kohën e vetë,” përfundoi menaxheri i Kessie.

Sport Milan