
Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të stacionit te trenit në Durrës. Bëhet me dije se si pasojë ka mbetur i plagosur Gazmir Gjuzi, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Autori i plagosjes Ardian Lupi është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit G. Gj., 38 vjeç dhe shtetasit A. L., 51 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. L. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje“, njofton Policia.