Kronike19 Nëntor 2022, 08:21

U përfshi nga flakët, shkrumbohet makina e biznesmenit në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti
U përfshi nga flakët, shkrumbohet makina e biznesmenit në

Automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm. Mësohet se mjeti i përket Ndue Pjetrushit (Noshi), i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

Automjeti i tij ndodhej i parkuar në oborrin e banesës tre katëshe në Lezhë kur u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.

Kronike #digjet makina e biznesmenit në Lezhë