Politike11 Shkurt 2023, 21:54

U përjashtua me 10 ditë, Baçi paralajmëron tensione në protestën e së hënës: Do të futem në Kuvend, s’më ndalon dot njeri

Shkruar nga Pamfleti
U përjashtua me 10 ditë, Baçi paralajmëron tensione

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është shprehur se do të futet në Kuvend të hënën, ditën kur do të mbahet dhe seanca plenare, pavarësisht se ai është përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, Baçi tha se nuk ka të drejtë njeri që ta ndalojë atë të futet në Kuvend ndërsa shtoi se përjashtimi është i paligjshëm.

Nuk do të ketë dhunë por policia nuk ka të drejtë të më ndalojë mua  që të shkojë në Kuvend e kam për detyrë. Kush më përjashtoi? Përjashtimi është i jashtëligjshëm. Unë do të shkojë në Kuvend. S’më pengon njeri, s’duhet të më pengojë. Jam deputet i zgjedhur nga qytetarët, nuk më ka zgjedhur Nikolla. Përjashtimi ishte i paligjshëm”, tha ai.

Deklaratë kjo që jepe sinjale se protesta e thirrur përpara parlamentit nga Berisha, do të ketë tensione dhe mbase dhe akte dhune.

Politike #Baçi… parlament Tensione