Novak Xhokoviç kundër Australisë, saga duket se nuk ka fund. Pasi u përjashtua nga Australia si i pavaksinuar, tenisti serb hidhet në kundërsulm. Numri 1 në botë për meshkuj pritet të hedh në gjyq qeverinë australiane.
Siç raportohet nga “The Sun”, Xhokoviç kërkon 3.2 milion £ ose 4.36 milion dollarë dëmshpërblim. Kjo është për të gjithë koston që ai bëri për udhëtimin e tij në Australi. Këtu përfshihet edhe çmimi prej 2.3 milion £ për çmimin Australian Open që merr fituesi.
Xhokoviç është kthyer në qytetin e tij të lindjes në Beograd dhe ka refuzuar të flasë me mediat për të shmangur vëmendjen e panevojshme deri në fund të Australian Open.