Sport10 Korrik 2022, 07:59

U përpoq t'i vidhte 'Mercedesin', boksieri shqiptar bën për në spital hajdutin në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti
U përpoq t'i vidhte 'Mercedesin', boksieri

U përpoq t'i vidhte 'Mercedesin', boksieri shqiptar bën për në spital hajdutin në Gjermani

Ish-kampioni i botës dhe i Evropës për peshat e rënda, Senad Gashi, është përfshirë në një episod surreal të enjten në mbrëmje, teksa tentuan t’i grabisnin automjetin. Media gjermane “Bild” raporton se i riu ka vënë re një hajdut ordiner që po përpiqej t’i vidhte makinën ‘Mercedes Brabus’, në Hamburg, ndërsa po dilte nga një bar.

Hajduti nuk e dinte që makina i përkiste një boksieri të njohur dhe profesionist. Sapo pa personin që po tentonte t’i vidhte makinën, Gashi e rrëzoi në tokë dhe e goditi me shkelma.

Kalimtarët lajmëruan policinë. Katër makina patrullimi mbërritën në vendngjarje.

Policia kërkoi një ambulancë për hajdutin, por ai refuzoi të merrte ndihmë mjekësore. Ndërkohë, Gashi po hetohet për sulm dhe nuk ka komentuar incidentin.

Sport Senad Gashi