Aktualitet25 Tetor 2022, 16:05

U pezullua për ndeshjen me Çelsin fundjavën e kaluar, merret vendimi për Ronaldon pas takimit me trajnerin Ten Hag

Shkruar nga Pamfleti
U pezullua për ndeshjen me Çelsin fundjavën e kaluar, merret

U pezullua për ndeshjen me Çelsin fundjavën e kaluar, merret vendimi për Ronaldon pas takimit me trajnerin Ten Hag

Ka përfunduar takimi mes trajnerit të Mançester Junajtid, Erik Ten Hag dhe sulmuesit portugez Kristiano Ronaldo. CR7 është rikthyer me ekipin e parë të “Djajve të Kuq”, pasi u pezullua nga klubi për sfidën ndaj Çelsit fundjavën e kaluar, ndeshej e cila u mbyll në barazim 1-1.

Portugezi është kthyer në stërvitje për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Sherifit të Tiraspolit në Europa League.

Ten Hag dhe Ronaldo kanë bërë një dialog dhe kanë pranuar të dy që portugezi të kthehet dhe të ndihmojë Mançester Junajtid.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, 37-vjeçari do të dëshironte një kalim sërish në Serinë A me Napolin.

Uncategorized Erik Ten Hag Kristiano Ronaldo trajneri i Mançester Junajtid