Aktualitet13 Maj 2022, 22:49

U plagos më “21 Janar”, Fatos Mahmutaj: Nuk pres të zbardhen 4 vrasjet, Arben Kraja me vilë në Lalëz si Berisha

Shkruar nga Pamfleti
U plagos më “21 Janar”, Fatos Mahmutaj: Nuk pres të

11 vite nga 21 janari 2011, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, thotë se nuk ka besim se do të bëhet drejtësi për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vdekur 4 persona, e që sipas tij ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.

I ftuar në emisionin “Pa Protokoll” në “Report Tv”, Mahmutaj tha se nuk beson në drejtësinë e re pasi sipas tij është krijuar nga kryeministri Edi Rama me njerëz të Sali Berishës, dhe që SPAK po godet më shumë majtas.

Nuk besoj tek asnjë lloj drejtësie shqiptare e pas viteve 2000. Është një drejtësi qokash për familjen e Berishës për politikën e djathtë ekstreme. Është një drejtësi qokash. Ky Arben Kraja nga dreqi doli me vilë në Lalëz, nuk dua të parashikoj pasurinë e të tjerëve. Por vila e Lalëzit janë pjesë e krimit të Berishës. Nuk jam kundër pasurisë, por jo me vila 700 mln. E kam thënë nuk ka drejtësi për 21 janarin. Nuk do të ketë drejtësi për 21 janarin. Ish-kryeministri Berisha hidhej nga dega në degë me përçapjet e tij për Gërdecin e 21 Janarin.

Kam dashur që në fillim që të ishin para drejtësisë. Nuk mungojnë dosjet për Berishën. Është e pamundur që Edi Rama të përgatisë dosje. Edi Rama ka faj për krijimin e SPAK, ka faj për këtë krijimin e një institucioni të rëndomtë, së një institucion qokash. Edi Rama pranoi të krijojnë një institucion shumë të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare, por e krijoi me njerëz të Sali Berishës. SPAK është krijuar me njerëz që po godasin vetëm majtas.  21 janari për sa kohë çështja do të dirigjohet nga Sali Berisha, i kam humbur të gjitha shpresat te drejtësia shqiptare”, tha Mahmutaj.

Aktualitet #Mahmutaj 21 Janari Vrasje