Kronike25 Shkurt 2019, 09:42

U qëllua me 5 plumba drejt makinës në Korçë, shoqërohen 15 persona në polici (Detaje)

Shkruar nga Pamfleti
U qëllua me 5 plumba drejt makinës në Korçë,

U qëllua me 5 plumba drejt makinës në Korçë, shoqërohen 15 persona në polici (Detaje)

Si u qellua makina-  Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21: 45 në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës.  Mjeti që u qëllua me armë zjarri ishte i parkuar. Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Informacion paraprak i dhene nga policia mbremjen e 24 shkurtit:  Më datë 24.02.2019, rreth orës 21:45, në lagjen nr 4, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit në pronësi të shtetasit A.A, mjet i cili ishte i parkuar në rrugë. Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kronike shoqërohen 15 persona në polici (Detaje) U qëllua me 5 plumba drejt makinës në Korçë