Është zbuluar shkaku i dhunimit të kreut të Bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj, nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj.
Mësohet se debati ka ndodhur për linjën e furgonëve Vlorë-Sevaster.
Kryebashkiaku dhe autori i sulmit, janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj.
Është zbardhur dhe dëshmia e kryebashkiakut Binaj, i cili ka deklaruar se Bonaj e kishte qëlluar direkt me grusht.
“Të dy kanë pasur licenca nuk kam favorizuar asnjë. Kam kërkuar të zgjidhin problemet e orarit. Më qëlloi direkt me grusht.”-mësohet të ketë thënë Pëllumb Binaj.