Aktualitet 9 Prill 2019, 21:35

U rrëzua nga një lartësi 20 metra, humb jetën shqiptari (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
U rrëzua nga një lartësi 20 metra, humb jetën shqiptari

U rrëzua nga një lartësi 20 metra, humb jetën shqiptari (Emri)

Një aksidenti rëndë me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Xhafer Sahitaj, 39 vjeç, është shqiptari i cili humbi jetën në aksident.

Identiteti i viktimës bëhet me dije këtë të martë nga mediat italiane.

Sipas të njëjtave burime, ngjarja ndodhi pak pas orës 14 në guroret e Monte Gazzo, në Sestri Ponente, ku shqiptari ndërroi jetë pasi u rrëzua nga një lartësi prej rreth 20 metra.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, raporton “Il Secolo XIX”, shkëmbi ku shqiptari kishte lidhur litarin mbajtës u shemb dhe Sahitaj u rrëzua nga lartësia duke humbur jetën.

Aktualitet humb jetën shqiptari (Emri) U rrëzua nga një lartësi 20 metra