
Pas ndryshimeve të kabinetit që kryeministri Rama njoftoi mëngjesin e sotëm, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Në rrjetet sociale Braçe ka thumbuar Arben Ahmetajn i cili u shkarkua nga detyra e zv.kryeministrit.
‘Rreth e rreth përqark, globi rrotullohet, ditë më ditë rrotullohet’, shkruan Braçe.
Ky mesazh i fshehur vjen vetëm pak minuta pasi Arben Ahmetajt u largua nga detyra për t’ia lënë vendin Belinda Ballukut.
Para Ahmetajt, posti mbahej nga Erion Braçe.
Mëngjesin e sotëm, gjithashtu Rama emëroi si ministre të Shtetit dhe Kryenegociatore me BE-në, Majlinda Dhukën.
Ndryshime në kabinet, Rama shkarkon Arben Ahmetajn, Balluku merr post të ri