Sport27 Qershor 2022, 19:04

U shpall kampione e Europës, Evangjeli Veli rezulton pozitive me Covid-19, mungesë e madhe në Lojërat Mesdhetare

Shkruar nga Pamfleti
U shpall kampione e Europës, Evangjeli Veli rezulton pozitive me Covid-19,

U shpall kampione e Europës, Evangjeli Veli rezulton pozitive me Covid-19, mungesë e madhe në Lojërat Mesdhetare

Një lajm jo i mirë ka ardhur për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare, ku Evagjeli Veli nuk do të marrë pjesë, për shkak se është infektuar me Covid-19. 

Lajmin e ka bërë me dije vetë Veli me anë të një postim i në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk mund të jetë dot pjesë e “Oran 2022”. 

Veli ishte kandidate për medalje, sepse së fundmi u shpall dhe kampione Europe në fuqi, me sytë e gjithë shqiptarëve që ishin drejt saj. 

Tani për fatin e keq ajo e humb këtë garë, pasi do të duhet të qendrojë e izoluar. 

Sport Evagjeli Veli kampionia e Europës Lojërat Mesdhetare