Aktualitet31 Mars 2019, 14:24

“U shua një familje”! Mesazhi i kobshëm nga Shkodra ditën e mortit, vjehrri i viktimës: Shteti të kapë autorë

Shkruar nga Pamfleti
“U shua një familje”! Mesazhi i kobshëm nga Shkodra

"U shua një familje"! Mesazhi i kobshëm nga Shkodra ditën e mortit, vjehrri i viktimës: Shteti të kapë autorët

Një mesazh i dhimbshëm ka mbërritur nga Shkodra, një ditë pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali, ku familjarët e tyre kërkojnë drejtësi për humbjen e tyre. “Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shuar një familje pas kësaj ngjarje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për cfarë ka ndodhur”, thotë Fahri Vejuka gjyshi i Asmer Bilalit.

Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. “Ai do të jetë vetëm në varrim por në kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij për të pritur njerëzit sepse nuk ka askënd. Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër.

Shpresojme qe institucionet te vendosin doren ne zemer dhe te na mirekuptojne ne kerkesen tone. I falenderojme qe e kane lejuar te jete ne varrim por kerkojme te qendroje pak me gjate, te pakten dy dite dhe normalisht me prezencen e policise. Per te tjerat shteti te beje detyren dhe nese ka bere dicka mund te denohet por sot i kerkojme ta lejojne te pakten dy dite qe te qendroje sepse do dalin dy kufoma nga shtepia jone”, ka thënë Fahri Vejuka.

Aktualitet vjehrri i viktimes vrasja ne shkoder