Bota18 Prill 2022, 13:54

U sulmua nga 4 raketa, si duket Lviv pas bombardimeve

Shkruar nga Pamfleti

U sulmua nga 4 raketa, si duket Lviv pas bombardimeve

Qyteti Lviv në Ukrainë mëngjesin e kësaj të hëne është sulmuar nga 4 raketa duke shkaktuar të paktën 6 viktima dhe 8 të plagosur.

Kryebashkiaku i qytetit Andriy Sadovy në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se sulmet janë regjistruar në zona të ndryshme të vendit.

Ndërkohë forcat ruse pretendojnë se kanë sulmuar 315 objektiva ukrainas në të gjithë vendin gjatë natës, duke shkatërruar katër depo armësh dhe pajisjesh ushtarake me raketa Iskander dhe rrëzuan tre avionë dhe 11 dronë.

Ndërkaq deri më tani nuk është verifikuar asnjë nga pretendimet.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Regjistrohen shpërthime në Lviv të Ukrainës, guvernatori: Katër raketa sulmuan qytetin

Bota #Lviv bombardime raketa Sulm