Aktualitet 9 Maj 2019, 12:58

U tmerrova në Berlin, Hashim Thaçi: Uashingtoni nuk ishte në dijeni

Shkruar nga Pamfleti
U tmerrova në Berlin, Hashim Thaçi: Uashingtoni nuk ishte në

U tmerrova në Berlin, Hashim Thaçi: Uashingtoni nuk ishte në dijeni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur në samitin BRDO-BRIJUNIT, se samiti i Berlinit ishte i pakoordinuar me SHBA.

Thaçi tha se në samit kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa tha se taksa me Serbinë është e ligjshme dhe do të vijojë të jetë në fuqi.

“Dialogu me Serbinë të vazhdojë pa asnjë presion. Taksa me Serbinë mbetet në fuqi. Duhet të punojmë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Për samitin e Berlinit nuk kishte koordinim me Uashingtonin. Për samitin e Parisit duhet të ketë edhe një koordinim me Uashingtonin. Dje pata takim me kryeministrin Rama dhe diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve. Në samit kërkova liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Krijimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë e papranueshme dhe nuk mund të ndodhë. Taksa me Serbinë ishte një vendim i ligjshëm dhe do mbetet në fuqi. I tmerruar kur u informova që në Berlin nuk kanë qenë të informuar dhe të koordinuar organizatorët me Uashingtonin. Pa rolin e Uashingtonit nuk mund të ketë dialog dhe as marrëveshje.”-tha Thaçi.

Aktualitet Hashim Thaçi: Uashingtoni nuk ishte në dijeni U tmerrova në Berlin