Sport 2 Shkurt 2023, 20:21

U transferua te Sevilja me shpresën se donte të bënte më shumë emër, Januzaj përfundon te skuadra e Erdoganit

Shkruar nga Pamfleti
U transferua te Sevilja me shpresën se donte të bënte më

U transferua te Sevilja me shpresën se donte të bënte më shumë emër, Januzaj përfundon te skuadra e Erdoganit

Karriera e Adnan Januzajt ka marrë një kthesë të papritur. Sulmuesi u largua gjatë verës nga Real Sociedad si lojtar i lirë pavarësisht ofertës për rinovim, pasi shpresonte se te Sevilja do të bënte më shumë emër.

Por vetëm 125 minuta në të gjithë kompeticionet që në startin e sezonit bëjnë të qartë se vendimi i tij ka qenë krejtësisht i gabuar. Lojtari është jashtë planeve të klubit me të cilin firmosi deri në vitin 2026 dhe tashmë kërkon një zgjidhje për të luajtur më rregullisht.

Zgjidhje të cilën e ka gjetur në Turqi, ku merkato mbetet ende e hapur. Mediat spanjolle raportojnë se ka një akord mes Januzajt dhe klubit të Istanbul Bashakshehir, i cili njihet gjerësisht si klubi i Ergodanit, pasi financohet pjesërisht nga paratë e shtetit turk. Pritet që Januzaj të kalojë në radhët e këtij klubi në formë huazimi deri në fund të sezonit, me turqit të cilët janë të gatshëm të paguajnë rrogën e plotë të tij deri në qershor, duke lehtësuar arritjen e një akordi edhe me Seviljan.

Sport Adnan Januzaj Istanbul Basakseshir sulmuesi shqiptar