Sport28 Dhjetor 2022, 17:48

U vra në një klub nate në Birmingham, arrestohen 2 autorët e dyshuar për vdekjen e futbollistit 23-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
U vra në një klub nate në Birmingham, arrestohen 2 autorët e

U vra në një klub nate në Birmingham, arrestohen 2 autorët e dyshuar për vdekjen e futbollistit 23-vjeçar

Kodi Fisher u vra mesnatën e datës 26 dhjetor në një klub nate në Birmingham. Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e futbollistit me thikë.

Policia tha se një 22-vjeçar u mbajt në një adresë në qendër të qytetit të  Birmingham vetëm pas mesnate, ndërsa një tjetër person i moshës 21-vjeç u arrestua në Londër.

Fisher u godit me thikë në pistën e vallëzimit të klubit të natës Crane në zonën Digbeth të Birminghamit pak para orës 23:45 të datës 26 dhjetor. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai u shpall i vdekur gjysmë ore më vonë.

Policia tha se Fisher kishte qenë në një natë jashtë me miqtë e tij kur iu afruan një grup djemsh dhe e qëlluan me thikë.

Fisher luajti për Stratford Town FC, të cilët janë në divizionin qendror të Premier Ligës Jugore. Ai kishte luajtur edhe për Bromsgrove Sporting.

Sport Ish-futbollisti Kodi Fisher