Aktualitet 9 Maj 2019, 08:09

U vra tragjikisht në Letoni, mbërrin sot në Tiranë trupi i nëntetares Hasanaj

Shkruar nga Pamfleti
U vra tragjikisht në Letoni, mbërrin sot në Tiranë trupi i

U vra tragjikisht në Letoni, mbërrin sot në Tiranë trupi i nëntetares Hasanaj

Mesditen e sotme mbërrin trupi i pajetë i nëntetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në bazën Adaze, në Letoni.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se sot në orën 12.45 në bazën ajrore në Rinas do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të pajetë të nëntetares Zarife Hasanaj.
Ndërkohë nesër, më 10 Maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit te Kongreseve do te zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesemarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongreseve.

Aktualitet zarife hasanaj