Aktualitet 7 Prill 2022, 19:15

U zhduk për 72 orë, zbardhet dëshmia e kryesekretares së Lezhës: Debatova me burrin

Shkruar nga Pamfleti
U zhduk për 72 orë, zbardhet dëshmia e kryesekretares së

U zhduk për 72 orë, zbardhet dëshmia e kryesekretares së Lezhës: Debatova me burrin

Zbardhet dëshmia e krye-sekretares së Gjykatës së Lezhës, e cila është gjendur dhe shoqëruar në polici pasi rezultonte e zhdukur prej 72 orësh.

Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Marku deklaroi se ishte larguar nga banesa pas një debati me bashkëshortin. E reja deklaroi se pas debatit kishte qëndruar në një hotel në Lezhë dhe nga mediat e ka mësuar që po e kërkonin.

“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, tha Marku në polici.

Mësohet se ka qenë bashkëshorti i Markut ai që ka bërë denoncimin në polici për humbjen e të shoqes, e cila u gjet pasditen e sotme.

Aktualitet Lezha