Bota30 Janar 2023, 22:40

Uashingtoni hedh poshtë kërkesën e Kievit, SHBA nuk do t'i sigurojë Ukrainës avionë F-16

Shkruar nga Pamfleti
Uashingtoni hedh poshtë kërkesën e Kievit, SHBA nuk do

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë. Ishte presidenti, Joe Biden i cili me anë të një njoftimi hodhi poshtë kërkesën e Kievit, e cila në shumë dimensione dukej tepër e rrezikshme.

Më herët, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se vendi i tij nuk e kishte përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve në Ukrainë, por shtoi se do të duhej të plotësoheshin disa kushte përpara se të ndërmerret masa.

Kjo erdhi pasi këshilltari më i lartë presidencial i Ukrainës tha se Polonia ka dhënë “sinjale pozitive” se mund të jetë e gatshme të dërgojë avionët.

Zyrtarët ukrainas kanë rritur thirrjet e tyre për aleatët perëndimorë që t’u dërgojnë avionë luftarakë për të ndihmuar në luftën e tyre kundër forcave ruse, ata gjithashtu kanë intensifikuar kërkesën për raketa me rreze të gjatë.

Por frika se dërgimi i këtyre armëve në Ukrainë rrezikon që Kievi të bëjë sulme brenda në Rusi, gjë që do të nxiste një reagim bërthamorë nga Moska.

Bota #Ushaington avionët Ukrainë.