Ish- zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi socialistët rrëzuan propozimet e tij për paketën fiskale.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti socialist tha se paketa fiskale godet më të dobëtit dhe dëmton rëndë bujqësinë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se 8 votat pro amendamenteve të tij, janë një sinjal i mirë, se në të ardhmen këto ndryshime mund të bëhen.
“Udhëheqësve ju duhet kohë të vijnë tek ajo që është e vërtetë dhe e drejtë”, shkruan Braçe, ndërsa kujton sesi disa nga nismat e tij, edhe pse janë kundërshtuar në fillim, kanë nisur të aplikohen.
Postimi i Braçes
-Në nëntor 2018-të, kur PROPOZOVA TATIM ZERO për rrogat deri në 40 mijë lekë, MORA VETËM 5 VOTA PRO;
Kete nentor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonese dhe me 46. 800 leke barre fiskale mbi çdo shqiptar me rroge 40 mije leke; llogaria eshte edhe me tre zero te tjera per rrogat nga 30 mije deri ne 40 mije leke.
-Ne nentor 2018-te, kur KUNDERSHTOVA SKEMEN 6 ME 20 PER TVSH E FERMERIT, MORA VETEM 5 VOTA PRO;
Kete nentor, parate e munguara tek gjithe zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, perpunuesi, ne tregun e brendshem, arriten ne 4.5 MILIARD LEKE;
Nderkohe pasoja ne blegtori, numer lopesh per qumesht, delesh e dhish per qumesht, eshte katastrofike.
-E para, e drejta, e verteta nuk matet me vota, nuk relativizohet, nuk zhvleresohet nga votat politike, fare;
Udheheqesve ju duhet kohe te vijne tek ajo qe eshte e vertete dhe e drejte.
-E dyta, une nuk ndjehem keq per 8 votat; une ndjehem keq kur PROPOZIME TE MAJTA nuk votohen; une ndjehem keq kur propozime ne favor te shumices nuk votohen;
Mbi te gjitha, une ndjehem keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, si sot. Ky eshte problem i madh! Personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise. Faleminderit te gjitheve!”