Kronike25 Shkurt 2019, 10:04

Udhëtonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 21 vjeçari në Vorë

Shkruar nga Pamfleti
Udhëtonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 21

Udhëtonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 21 vjeçari në Vorë

Polica ka vënë në pranga një 21 vjeçar i cili qarkullonte me armë me vete.

Në rrugën “Aeroporti i Rinasit-Qafë Kashar”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll mjetin e të riut dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar pasagjerit të mjetit, shtetasit R. K., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Kronike arrestohet 21 vjeçari në Vorë Udhëtonte me armë zjarri në makinë