Sport24 Janar 2023, 16:43

UEFA i jep “zgjidhje” Juventusit për të marrë pjesë në Kupat e Europës, por Ceferin ka vetëm një kusht

Shkruar nga Pamfleti
UEFA i jep “zgjidhje” Juventusit për të marrë

UEFA i jep “zgjidhje” Juventusit për të marrë pjesë në Kupat e Europës, por Ceferin ka vetëm një kusht

Juventusi mori një goditje të fortë në Serinë A, duke i zbritur 15 pikë nga renditja aktuale s dhe duke venë ndjeshëm në pikëpyetje objektivat e të tashmes dhe të ardhmes. Por në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” i druhen një dënimi akoma më të rëndë, këtë herë nga UEFA. Deri më tani qeveria e futbollit evropian ka qendruar në heshtje, asnjë reagim zyrtar, pasi fillimisht presin përgjigjen përfundimtare nga autoritetet italiane, me gjyqin që parashikohet të zhvillohet në mars.

Pavarësisht situatës së rëndë, UEFA është gati t’i zgjasë dorën Juventusit, por vetëm me një kusht, të tërhiqet publikisht nga projekti i Superligës. Tani që Andrea Anjeli, armiku më i madh i Ceferin, është tërhequr nga drejtimi i Juventusit, UEFA është e gatshme të negociojë me drejtuesit e ri të klubit torinez, gjithnjë nëse distancohen nga projekti i Superligës së Europës. Gjithsesi, në çdo rast, nëse FIGC konfirmon dënimin, për Juventusin do të jetë e vështirë të marrin pjesë në turnetë që organizon UEFA edhe nëse arrin që të kualifikohen.

Sport Juventus skuadra bardhezi UEFA