Sport28 Shtator 2022, 15:30

UEFA konfiguron vazot për “EURO 2024“, Kosova dhe Shqipëria mund të luajnë "vëllazëroren“ në të njëjtin grup, pritet edhe 'luftë‘ me Serbinë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
UEFA konfiguron vazot për “EURO 2024“, Kosova dhe

UEFA konfiguron vazot për “EURO 2024“, Kosova dhe Shqipëria mund të luajnë "vëllazëroren“ në të njëjtin grup, pritet edhe 'luftë‘ me Serbinë (Foto)

Ashtu siç pritej, Shqipëria pozicionet në vazon e tretë, çka do të thotë se në shortin që do të hidhet në Frankfurt të dielën e 9 tetorit në orën 12, Shqipëria do të ketë minamilisht dy rivalë shumë të fortë.

Në vazon e parë janë të gjithë përfaqësueset “big”, katër pjesëmarrësit e Final Four, Spanja, Holanda, Italia dhe Kroacia, këtij grupi i shtohet Gjermania si vend organizator, dhe përfaqësuese të tjera të mëdha si Belgjika, Portugalia, Danimarka, Zvicra, Polonia dhe Hungaria. Sigurisht këtu ka ekipe që do të ishin komod, përfaqësuese si Hungaria që e mposhtëm dy herë, apo Polonia. Nuk përjashtohet skenari që të kemi si kundërshtarë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Në fazën e dytë, përveç përfaqësueseve të mëdha si Anglia dhe Franca, të gjithë ekipet e tjera do të ishin të pranueshme, ndërsa goglat mund të risjellin një tjetër përplasje Shqipëri-Serbi. Në vazon e katërt ndodhet Kosova, një rival i mundshëm i Shqipërisë. “Vëllazërorja” mund të anulohet vetëm nëse Shqipëria “peshkon” më herët Serbinë, UEFA nuk lejon që në një grup të jetë Serbia dhe Kosova, për shkak të historisë ndërmjet këtyre dy shteteve. Nuk janë shumë komod as disa rivalë nga vazo e pestë, ekipe si Sllovakia apo Irlanda e Veriut.

Sport "EURO 2024" Kosova Serbia Shqipëria UEFA