Sport25 Korrik 2018, 19:52

UEFA me “dorë të hekurt”! Dënon rëndë finalisten e “Europa League”

Shkruar nga Pamfleti

UEFA ka pezulluar klubin francez të Marseille nga të gjitha kompeticionet europiane pas incidenteve të ndodhura në 4 ndeshje gjatë sezonit të kaluar në “Europa League”. Marseille do të pezullohet për sezonin e ardhshëm që do të kualifikohet. UEFA ka shqyrtuar sjelljen e klubit francez gjatë sezonit 2017/18 të “Europa League”, duke vendosur se janë shkelur rregullat në katër ndeshje.

Ndeshjet e përfolura janë ato ndaj RB Leipzig, Red Bull Salzburg dhe në finalen ndaj Atletico Madrid në Lyon. Marseille është akuzuar për shqetësime në shkallët e stadiumit nga tifozët, dëme të shkaktuara, fishekzjarrë dhe hedhje e objekteve dhe një start ndeshjeje i vonuar. Pasi e ka shpallur fajtor klubin francez, UEFA ka zbuluar sanksionin e gjatë, që do ta detyronte Marseille të mos merrte pjesë në kompeticionet evropiane për dy sezone.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport europa League Marseille UEFA