Sport23 Maj 2018, 18:26

UEFA merr nën hetim gjysmëfinalen, vendimi jepet më 31 maj

Shkruar nga Pamfleti
UEFA merr nën hetim gjysmëfinalen, vendimi jepet më 31 maj

UEFA merr nën hetim gjysmëfinalen, vendimi jepet më 31 maj

Gjysmëfinalja e “Champions League” e luajtur ndërmjet Liverpool dhe Roma këtë sezon vijon ende të prodhojë ngjarje.

UEFA, organizatori i Ligës së Kampionëve, ka hapur një hetim të ri për të dy klubet. Kjo për shkak se në sfidën e luajtur në Angli incidentet kanë qenë të shumta.

Në një komunikatë dërguar ekipeve, UEFA u kërkon të japin shpjegim për “ndezjen e tymueseve, hedhjen e objekteve të palejuara në fushë, si edhe për trazira të ndryshme në shkallët e stadiumit”.

Para ndeshjes në Anfield pati edhe përplasje mes dy tifozerive, që përfunduan me plagosjen e një irlandezi, tifoz i Liverpool-it. Për këtë ngjarje UEFA prej kohësh ka nisur një hetim për të cilin ende nuk ka vendim.

Vendimi i këtij procesi të dytë për këtë ndeshje do të vijë pas takimit të komitetit disiplinor, etikës dhe kontrollit të UEFA-s të planifikuar për të enjten e 31 majit.

Sport