Sport11 Janar 2019, 17:21

UEFA s’toleron as Lovrenin, dënim për talljet ndaj Ramosit

Shkruar nga Pamfleti
UEFA s’toleron as Lovrenin, dënim për talljet ndaj Ramosit

Dejan Lovren është skualifikuar nga UEFA për një ndeshje të kombëtares së Kroacisë. Kjo masë është marrë, pasi mbrojtësi kroat publikoi një postim tallës në Instagram ndaj Sergio Ramosit.

Gjithçka ka ndodhur pas fitores së Kroacisë 3-2 ndaj Spanjës një Nations League. Ajo humbje i mohoi Spanjës mundësinë për të shkuar në fazën finale.

Në ato momente, në entuziazmin e fitores, Lovren u tall me Ramosin, me të cilin nuk ka marrëdhënie të mira që prej finales së Champions League, ku Reali fitoi ndaj Liverpulit dhe mbrojtësi spanjoll dëmtoi Salah që në pjesën e parë.

Sport Dejan Lovren UEFA