Aktualitet25 Korrik 2022, 12:44

'Ujku i korrupsionit'/ Blendi Gonxhe thirret në SPAK; në Shkurt e shpëtoi Belinda, a do arrestohet tani?

Shkruar nga Pamfleti
'Ujku i korrupsionit'/ Blendi Gonxhe thirret në SPAK;

'Ujku i korrupsionit'/ Blendi Gonxhe thirret në SPAK; në Shkurt e shpëtoi Belinda, a do arrestohet tani?

Çeli korrupsionin për gjithë këto vite, a do të thahet tani ‘Gonxhja’ e korrupsionit në DPSHTR?

 

Drejtori më i akuzuar për korrupsion, klientelizëm dhe pazare në Shqipëri, Blendi Gonxhe, ka hyrë sot në SPAK, ku është thirrur për të dhënë llogari për aferat e korrupsionit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Nuk dihet se për cilën dosje është thirrur, pasi aferat e tij janë të pafundme, në të cilat ka përfshirë dhe famijarët e tij.

Blendi Gonxhe konsiderohet si njeriu i Belinda Ballukut, e cila ka ndikim tek Edi Rama, tani më shumë se kurrë që u bë edhe numri 2 i Qeverisë, ndaj dhe Gonxhja e sheh si shpresën e vetme për ta shpëtuar nga prangat. Por, Erion Veliaj, në luftë me klanin ‘Balluku’, e do në burg Gonxhen e korrupsionit.

Në Shkurt të këtij viti, Gonxhja u thirr edhe nga Prokuroria e Tiranës, por arriti t’i shpëtonte prangave.

Blendi Gonxhja, krahas funksionit zyrtar, merr para publike me kompaninë e tij ‘Albarent’, me objekt dhënie makina me qira, nën administrimin e gruas së tij, Elda Gonxhe. Përqindja e të gjitha tarifave të korrupsionit në DPSHTR dhe degët e saj, shkon për Gonxhen dhe grupin e tij. Në të gjithë përgjimet, filmimet dhe investigimet, sekserët thonë se paratë paketohen për Blendi Gonxhen. Krahas implikimit të gruas, Gonxhja ka përfshirë të birin, Dante Gonxhe, pas projektit ‘Retro Albania’ që financohet nga DPSHTR. Projekti ‘Retro Albania’ besohet se është një nga linjat kryesore të vjedhjes së parave.

Për SPAK-un që të mos e vonojë arrestimin e Blendi Gonxhes, po i sjellim në kujtesë disa nga investigimet dhe denoncimet në kohë të ‘Pamfleti’-t, edhe pse e dimë që na kanë ndjerkur pasi rezultatet kanë filluar të duken. / Pamfleti 

 Sekserët e Blendi Gonxhes tek patentat, zyra ku ndahen paratë dhe si shkojnë lart; në lojë edhe i biri 

Djali i Blendi Gonxhes ‘fiton’ 200 mijë USD. A po pastron paratë e babait drejtor?

Tenderat korruptiv të Blendi Gonxhes nuk kanë fund, 29 milionë lekë për mirëmbajtje gjeneratori

Babloku i jep “ujkut” Blendi Gonxhe, licensat e transportit kombëtar e ndërkombëtar tokësor dhe… ajror (ligji e ndalon)

Tenderi/ Blendi Gonxhe skualifikon rivalin e Vilma Nushit me motivin se është dënuar për dezertim kur ishte ushtar

“Misteriozi” Nursen Metuli i Blendi Gonxhes, 10 milionë Euro tendera për gjurmim makinash me “GPS”

DPSHTR, modeli i korrupsionit të dhunshëm; sekserët e patentave rrihen me shpulla kur nuk plotësojnë kuotën, Gonxhe aferë familjare me ‘Retro Albania’

Aktualitet aferat Balluku Blendi Gonxhe Korrupsion SPAK tendera