Kosova18 Nëntor 2022, 13:29

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë njoftuar se gjatë periudhës kohore 18-29 Nëntor 2022, do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.

“Do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj”, thuhet në njoftim.

“Ujku i Nëntorit” quhet një stërvitje e tillë.

Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit.

Projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri janë miratuar në fund të vitit 2018.

Kështu FSK-ja është në procesin e transformimit, poqë debate zhvillohet nëse kjo forcë e gëzon të drejtën për të funksionuar edhe në Veriun e Kosovës.

Prishtine

Kosova