Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për përdorimin e taktikave “gjenocidale” të liderit sovjetik Joseph Stalin në për përpjekjen për të “eliminuar” kombin ukrainas.
Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, ministria e jashtme e Ukrainës tha: “Në 90-vjetorin e Holodomorit 1932-1933 në Ukrainë, lufta gjenocidale e agresionit të Rusisë ndjek të njëjtin qëllim si gjatë gjenocidit 1932-1933: eliminimin e kombit ukrainas dhe shtetësinë e saj”.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy, duke iu referuar sulmeve ruse në infrastrukturën ukrainase, tha: “Dikur donin të na shkatërronin me uri – tani, me errësirë dhe të ftohtë. Ne nuk mund të thyhemi.”
Kievi ka përkujtuar 90-vjetorin e një zie buke që vrau miliona ukrainas në dimrin e viteve 1932-1933. Në nëntor 1932, Stalini dërgoi policinë për të sekuestruar të gjithë drithërat dhe bagëtinë nga fermat e reja të kolektivizuara ukrainase, duke përfshirë farat e nevojshme për mbjelljen e të korrave të ardhshme.
Në muajt në vijim, miliona fshatarë ukrainas vdiqën nga uria. Njihet si Holodomor – që përkthehet përafërsisht si “vdekje nga uria” – dhe përshkruhet nga historiani i Universitetit Yale, Timothy Snyder si “vrasje masive e paramenduar qartë”.