Bota13 Prill 2022, 12:42

Ukraina bën bilancin: 20 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Shkruar nga Pamfleti
Ukraina bën bilancin: 20 mijë ushtarë rusë janë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ushtria e tij është duke i shkaktuar dëme të mëdha armiqve.

Kjo është konfirmuar edhe nga të dhënat e autoriteteve ukrainase, që sipas tyre, kanë arritur të vrasin 20 mijë ushtarë. Po ashtu, sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase, gjatë agresionit rus janë shkatërruar 158 aeroplanë rusë, 143 helikopterë, 739 tanke si dhe 258 njësi artilerike.

Gjithashtu, është bërë e ditur se rusëve u janë shkatërruar edhe 116 sisteme raketore, 132 dronë, si dhe 1964 automjete të blinduara.

 Zelensky gjithashtu i është përgjigjur deklaratës së homologut rus, Vladimir Putin i cili tha ditën e djeshme se operacioni ushtarak në Ukrainë po shkon sipas planit dhe se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj.

“Si mund të realizohet me sukses një plan, ku dhjetra e mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën në më pak se një muaj”, tha Zelensky, raporton Reuters.

Ai tha se Ukraina nuk duhet të frikë nga Rusia, teksa shtoi se forcat ruse kanë dështuar në misionin e tyre për pushtimin e vendit.

Sipas tij, Moska kishte humbur më shumë burra në 48 ditë që nga fillimi i luftës, sesa në luftën 10-vjeçare në Afganistan nga viti 1979 deri në 1989.

Putin ka deklaruar të martën se bisedimet për paqen me Ukrainën kanë marrë fund. Ai tha se kjo situatë është krijuar pas akuzave të Kievit për krime lufte

Bota #Lufta #Bilanci #Ukrainë