Aktualitet28 Mars 2022, 15:48

“Ukraina, burim shpërqendrimi”, Xhaçka thirrje BE në Këshillin e Sigurimit: Jemi gati, përshpejtoni procesin e

Shkruar nga Pamfleti
“Ukraina, burim shpërqendrimi”, Xhaçka thirrje BE

"Ukraina, burim shpërqendrimi", Xhaçka thirrje BE në Këshillin e Sigurimit: Jemi gati, përshpejtoni procesin e integrimit për të stabilizuar rajonin

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të ndërmarrë hapa konkrete drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor në Union, duke konsideruar rrezikun që i kanoset rajonit nga influenca ruse, sidomos në një perjudhë kur Kremlini ka nisur ofensivë ushtarake kundër Ukrainës.

Përmes një fjalimi në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka kërkoi dritën jeshile drejt konferencës së parë ndërqeveritare, duke theksuar se BE duhet të përshpejtojë procesin për të stabilizuar rajonin.

“Kemi ende shumë punë, për të ndërtuar Evropën në Shqipëri. Pavarësisht krizave të fundit, Shqipëria e ka vazhduar punën për integrimin. Shqipëria është gati për anëtarësim.

Prisja që lufta në Ukrainë, do ta shtynte BE drejt hapave konkrete për integrimin e BP. Ballkani Perëndimor, ndoshta rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Putin. Kriza në Ukrainë, e logjikshme që BE të përshpejtonte procesin për të stabilizuar rajonin. Sot, shohim një BE që ende s’ka ndryshuar gjë në terma konkretë.

Ukraina, burim shpërqendrimi e arsye për të shtyrë vendimmarrjet për integrimin e BP

Teksa BE mendohet, ne do të vijojmë punën për evropianizimin e vendit. Vijojmë punën për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Vijojmë punën në KS, për të avancuar diplomatikisht agjendën e përbashkët të prioriteteve”

Aktualitet #lufta në Ukrainë Ballkani Perëndimor integrimi xhacka