Sport31 Janar 2023, 19:38

Ukraina e prerë në qëndrimin e saj: Sportistët rusë dhe bjellorusë të mos marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Shkruar nga Pamfleti
Ukraina e prerë në qëndrimin e saj: Sportistët rusë dhe

Ukraina e prerë në qëndrimin e saj: Sportistët rusë dhe bjellorusë të mos marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Ukraina ka vijuar me qendrimin e saj që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të ndalojë atletët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë në lojërat e Parisit vitin e ardhshëm.

IOC ka treguar se është e hapur për atletët nga Rusia dhe Bjellorusia që konkurrojnë si neutralë në vitin 2024, por ministri i sportit i Ukrainës e ka përshkruar masën si “të papranueshme”.

“Është e pamundur për ne në një kohë kur lufta në shkallë të gjerë po zhvillohet, kur sportistët tanë, ushtarët tanë po mbrojnë atdheun tonë, tokën tonë, mbrojnë shtëpitë e tyre, familjet e tyre, prindërit e tyre” tha Vadim Hatsait.

Hatsait, një kampion olimpik, pretendoi se të paktën 220 atletë dhe trajnerë ukrainas kanë vdekur në luftë, duke shtuar se më shumë se 340 objekte sportive janë të dëmtuara ose të rrënuara.

Sport Komiteti Olimpik Ndërkombëtar Lojërat Olimpike “Paris 2024” Ukraina