Bota22 Maj 2022, 14:27

Ukraina e prerë: Nuk pranojmë armëpushim në këmbim të territorit

Shkruar nga Pamfleti
Ukraina e prerë: Nuk pranojmë armëpushim në këmbim

Qeveria ukrainase ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e saj se nuk do të bjerë dakord për një marrëveshje armëpushimi me Rusinë që përfshin mundësinë e heqjes dorë nga një pjesë e territorit të vendit.

Këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhaylo Podolyak deklaroi se Kievi nuk do të ndjekë thirrjet në Perëndim për një armëpushim urgjent që përfshinte mundësinë që forcat ruse  të mbeten në territorin që ata pushtojnë në jug dhe në lindje të vendit.

Ai tha se bërja e lëshimeve do të krijonte mundësinë që Moska të fillonte një ofensivë edhe më të madhe e të përgjakshme në plan afatgjatë.

Komentet e tij vijnë ndërsa Rusia vazhdon përpjekjet e saj për të rrethuar forcat ukrainase që mbrojnë qytetin lindor të Severodonetsk.

Rusia ka pushtuar Gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe e aneksoi atë në territorin e saj. Ajo gjithashtu mori de facto kontrollin e pjesëve të rajonit të Donbasit në të njëjtën kohë.

Menjëherë para fillimit të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, presidenti rus Putin njohu zyrtarisht territoret, të cilat i quan Republikat Popullore të Luhanskut dhe Doneskut, si vende sovrane.

Pas dështimit për të pushtuar Kievin dhe për të përmbysur qeverinë ukrainase si pjesë e planit të tij pushtues, Kremlini tani po përqendrohet në zgjerimin e territorit nën kontrollin e tij në Donbas.

Komuniteti ndërkombëtar ende e njeh Krimenë dhe rajonin e Donbasit si pjesë integrale të Ukrainës.

Bota #Ukraine-Rusi