Bota 4 Mars 2022, 16:43

“Ukraina fundos anijen ushtarake për të mos rënë në duart e Rusisë”, ministri i Mbrojtjes: Vendimi ishte i vë

Shkruar nga Pamfleti
“Ukraina fundos anijen ushtarake për të mos rënë

"Ukraina fundos anijen ushtarake për të mos rënë në duart e Rusisë", ministri i Mbrojtjes: Vendimi ishte i vështirë

Autoritete e marinës në Ukrainë kanë fundosur anijen e tyre luftarake për të parandaluar rënien e saj në duart e Rusisë.

Anija e flotës ukrainase ndodhej në portin e Mykaliv për riparim. Megjithatë anija luftarake u fundos me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Alexei Reznikov.

“Vendimi për të fundosur anijen ishte shumë i vështirë për anëtarët e ekuipazhit”, tha ministri i Mbrojtjes, duke shtuar se në të ardhmen Ukraina do të të krijojë një flotë të re “moderne dhe të fuqishme”.

Komandanti i fregatës zbatoi urdhrin e fundosjes. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë se anija në port është fundosur përgjysmë dhe anuar anash.

Supposedly the first image of Ukrainian Navy flagship Hetman Sahaidachny (U130) scuttled in Nikolaev.@RALee85 @CovertShores @OSINTEng pic.twitter.com/R3ECQsqA10

— Granger (@GrangerE04117) March 3, 2022

Pse u vendos të fundoset fregata? 

Frigata e klasit Krivak III / Menzhinskiy nuk konsiderohet një kërcënim i rëndësishëm për Rusinë. Megjithatë, ishte çështje prestigji që ukrainasit të mos binin në duart e rusëve, pasi ishte flamuri i flotës së tyre. Si rrjedhojë, ata do të humbisnin një betejë të rëndësishme propagandistike, e cila do të ndikonte pozitivisht edhe në moralin e ushtarëve.

Fregata prej 3500 tonësh u ndërtua në kantierin detar të Kerçit të Krimesë dhe iu bashkua Marinës së Ukrainës në prill 1993.

Flamuri i flotës ukrainase në vitin 2008 mori pjesë në operacionin “Active Endeavour” në Mesdhe, i cili synonte parandalimin e terroristëve ose transferimin e armëve të shkatërrimit në masë. Në vitin 2013, anija mori pjesë në operacionin e NATO-s “Ocean Shield”, kundër piraterisë në brigjet e Afrikës.

Bota #anije ushtarake #fundos Rusi Ukrainë.