Bota18 Prill 2022, 20:50

Ukraina i rikthehet çështjes së anëtarësimit në BE, dorëzojnë në kohë rekord pyetësorin

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina i rikthehet çështjes së anëtarësimit në BE, dorëzojnë në kohë rekord pyetësorin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë ka deklaruar se ka marrë një pyetësor të plotësuar nga presidenti Zelensky, pasi vendi kërkon t’i bashkohet bllokut prej 27 anëtarësh.

Përmes një mesazhi në Twitter, ambasadori Matti Maasikas deklaroi se formulari ishte kthyer për vetëm 10 ditë pasi dokumenti iu dorëzua Kievit.

“Kohët e jashtëzakonshme kërkojnë hapa dhe shpejtësi të jashtëzakonshme”, shkruan Maasikas.

Ndërkaq, vetë Zelensky theksoi se shpresonte që Ukraina të fitonte statusin e kandidatit brenda javësh. Po ashtu, pyetësori i është dorëzuar Gjeorgjisë dhe Moldavisë, të cilat ashtu si Ukraina janë fqinje me Rusinë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Anëtarësimi në BE Ukrainë.