
Sistemi i mbrojtjes kundërajrore ‘Samp-T’ i prodhimit italo-francez do t’i dorëzohet Ukrainës “në pranverën e vitit 2023”.
Kështu thuhej në një shënim të ministrisë italiane të Mbrojtjes pas një bisede telefonike të zhvilluar pasdite midis ministrit Guido Crosetto dhe ministrit francez të Forcave të Armatosura Sébastien Lecornu. Në bisedën e tyre u përcaktuan detajet teknike për dërgimin e sistemit raketor, i cili do të lejojë Ukrainën të mbrohet kundër sulmeve nga dronët, raketat dhe avionët rusë.
Nga ana tjetër, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka deklaruar se do të zhvillojë një viiztë në Kiev para datës 24 shkurt. Meloni e bërë këtë më dije pas takimit në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
“Unë do të jem në Kiev në javët në vijim, para 24 shkurtit. Kam rënë dakord me presidentin ukrainas Zelensky. Përpjekjet për dialog duhet të intensifikohen. Popullit ukrainas duhet të jetë i lirë”, tha ajo.