
Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë bëhet çdo ditë dhe më e ashpër. Së fundmi Ukraina ka deklaruar se ka vrarë 710 ushtarë rusë vetëm 24 orët e fundit.
Me anë të një postimi në Twitter, Forcat e Armatosura të Ukrainës bëjnë me dije se në total numri i ushtarëve rusë të vdekur që prej fillimit të luftës ka shkuar në 112,470.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Rusia është kundërpërgjigjur duke dërguar një anije të armatosur me armë hipersonike, sipas saj, në kuadër të stërvitjeve ushtarake që po zhvillon në detin e Norvegjisë.
Javën e kaluar, Vladimir Putin dërgoi frigatën në Oqeanin Atlantik, të armatosur me gjeneratën e re të armëve hipersonike, si një sinjal kundërpërgjigjeje ndaj Perëndimit, se Rusia ende nuk është tërhequr nga lufta në Ukrainë.
Ndërkohë, raportohet se trupat ruse dhe grupi Wagner kanë marrë nën kontroll qytetin në lindje të Ukrainës, Soledar, pas lëvizjeve taktike të ditëve të fundit.