Bota 8 Maj 2022, 08:13

Ukraina në alarm/ Rusia intensifikon sulmet, sirena paralajmëruese në të gjitha rajonet

Shkruar nga Pamfleti

Mediat në Ukrainë shkruajnë se sirenat paralajmëruese për sulm këtë mëngjes janë aktive pothuajse në të gjitha rajonet e Ukrainës.

Sipas Kyiv Independent, rusët kanë bombarduar një shkollë në fshatin Belogorovka në Lugansk.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se të paktën 60 persona janë nën rrënojat e shkollës së goditur, ndërsa janë regjistruar edhe dy viktima.

Ndërkohë të gjithë të moshuarit, gratë dhe fëmijët janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

Operacioni i evakuimit filloi një javë më parë, i koordinuar nga OKB dhe Kryqi i Kuq, të cilët nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Forcat ukrainase po qëndrojnë në fabrikën e bombarduar, pjesa e fundit e qytetit që nuk është nën kontrollin rus. Rusia ka rrethuar fabrikën për javë të tëra, duke kërkuar dorëzimin e mbrojtësve të saj nga batalioni Azov.


smile

Bota #Ukrainë #Rusi #Lufta