Bota18 Maj 2022, 22:42

"Ukraina në një fazë të re të luftës", Zelensky propozon vazhdimin e gjendjes ushtarake

Shkruar nga Pamfleti
"Ukraina në një fazë të re të luftës",

Zelensky takim me drejtorin e CIA-s: Bisedime për kërcënimin bërthamor të Rusisë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dekretin për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin për 90 ditë të tjera në vend, duke filluar nga 25 maji.

Dokumentet janë dorëzuar në parlamentin ukrainas dhe duhet të miratohen nga të paktën gjysma e ligjvënësve, raporton BBC.

Ligji ushtarak u zbatua në vend më 24 shkurt, ditën kur Rusia pushtoi vendin. Periudha fillestare prej 30 ditësh është zgjatur dy herë deri më tani. Dekreti i parë i Zelenskyt për mobilizimin ishte për 90 ditë dhe zbatohej në të gjitha rajonet e vendit.

Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se shpresonte të armatoste një milion luftëtarë ndërsa vendi përgatitej për një “fazë të re, të gjatë lufte”.

Bota Volodymyr Zelensky