Bota26 Shkurt 2022, 08:55

Ukraina- një stacion hekurudhor në Poloni bëhet qendra e parë e pritjes për mijëra refugjatë lufte

Shkruar nga Pamfleti
Ukraina- një stacion hekurudhor në Poloni bëhet qendra e

Ukraina- një stacion hekurudhor në Poloni bëhet qendra e parë e pritjes për mijëra refugjatë lufte

Një stacion hekurudhor në Poloni bëhet qendra e parë e pritjes për mijëra refugjatë lufte të larguar nga Ukraina për shkak të agresionit rus.

 Në “Quarto Grado” korrespondenti i TG com, Angelo Macchiavello, raporton se në 36 orë kanë mbërritur rreth 70 mijë persona, kryesisht gra dhe fëmijë.

“Jemi 20 km nga kufiri – shpjegoi Macchiavello duke treguar pamjet – në pikën ku trenat sjellin refugjatët”. “Sot kanë ardhur shumë – shtoi ai – ky stacion është shndërruar në qendër pritjeje, këtu po japin ushqim e pije, në 36 orë kanë ardhur rreth 70 mijë njerëz, shumica janë gra dhe fëmijë, burrat janë një numër minimal.”

“Polakët mendojnë se të paktën një milion do të mbërrijnë” – shpjegoi Macchiavello – “dhe kjo është pika e parë në të cilën mbërrijnë shumë prej tyre. Ata që nuk kanë makinë dhe ata që nuk dinë të shpëtojnë, kanë marrë një tren dhe kanë mbërritur këtu.”

Bota Poloni sulmet ruse ne ukraine Ukraina