
Ukraina ka dhënë alarmin se forcat ushtarake ruse mund të nisin bombardimet përmes flotës detare në Detin e Zi.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se shumë anije ruse janë duke u grumbulluar në zonat detare dhe pritet nisja e sulmeve.
“Anijet ruse të flotës së Detit të Zi po kryejnë manovra në zonat operacionale të Detit të Zi dhe atij Azov. Disa anije kanë hyrë në një zonë të mbyllur, ndoshta për të kryer sulme me raketa kundër objekteve në Ukrainë”, tha ministria ukrainase.
Më tej theksohet se Moska ka ndryshuar strategji. Forcat ushtarake po rigrupohen dhe kjo ka shtuar dyshimet për nisjen e një sulmi të ri.