Bota27 Nëntor 2022, 19:41

Ukraina: Sulmet ruse ndaj rrjetit të energjisë elektrike, gjenocid!

Shkruar nga Pamfleti
Ukraina: Sulmet ruse ndaj rrjetit të energjisë elektrike, gjenocid!

Kievi zyrtar i ka konsideruar sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës si gjenocid.

Gjatë një interviste për BBC, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës u shpreh se sulmet në objektet kryesore kishin në shënjestër “kombin e plotë ukrainas” dhe ishin një përpjekje për të detyruar Kievin të dorëzohej.

Miliona njerëz në të gjithë Ukrainën po përballen me motin e ftohtë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, pas sulmeve të vazhdueshme ruse. Sidoqoftë, Rusia ka mohuar të ketë ndonjë qëllim të tillë.

Përpjekjet po vazhdojnë për t’i lidhur sërish shtëpitë me energji elektrike. Zyrtarët thonë se Kherson tani është furnizuar plotësisht me energji elektrike, pas rimarrjes së qytetit nga trupat ukrainase në fillim të këtij muaji.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se 14 rajone si dhe Kievi kanë kufizime në përdorim të energjisë elektrike.

Bota #lufta në Ukrainë nderprerja e energjisë elektrike