Bota14 Janar 2023, 12:51

Ukraina thirrje qytetarëve: Rusia do nisë sot një sulm masiv me raketa, strehohuni!

Shkruar nga Pamfleti
Ukraina thirrje qytetarëve: Rusia do nisë sot një sulm masiv me

Guvernatori i rajonit qendror, Cherkasy ka paralajmëruar se Moska mund të nisë një sulm masiv raketor gjatë pasdites së sotme, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të gjejnë strehim në mbrojtje të jetës së tyre.

Në të njëjtën linjë është edhe paralajmërimi i ardhur nga guvernatori rajonal i rajonit jugor të Mykolaiv, Vitaly Kim, i cili tha se 17 bombardues rusë Tupolev ishin ngritur nga bazat e tyre ajrore, citon “The Guadian”.

Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi sulmet ajrore në Kiev dhe Kharkiv goditën infrastrukturën kritike.

Ky lajm vjen pasi kreu i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se 18 shtëpi u dëmtuan dhe një zjarr u kontrollua në një objekt të infrastrukturës kritike.

Ndërkohë Kievi është tronditur nga disa shpërthime të fuqishme mëngjesin e sotëm. Kështu deklaruan zyrtarët e kryeqytetit ukrainas, ndërsa pohojnë se raketat kanë pasur si shënjestër objektet kritike të infrastrukturës.

Bota Rusia Ukraina